Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Tëitter ka njoftuar për takimin e saj me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja.
Kim shkruan se i ka nënvizuar Krajës pritshmëritë e SHBA për të ndekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa marrë parasysh sa i fuqishëm është personi apo cilës parti i përket.
“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritshëmritë e SHBA-ve se SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.
Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 krime organizative). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e 70+ milion euro që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…”, shkruan Kim./albeu.com
1/2 I met SPAK Chief @KrajaArben1 to underline ?? expectation that ?? SPAK will prosecute corruption & organized crime – no matter how powerful or rich, no matter which party. With more prosecutors & new NBI investigators, SPAK is delivering more & more results each day.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 8, 2021
2/2 Since start of 2021, SPAK has opened 264 new cases (218 corruption + 46 org crime). 127 persons have been convicted. Final court rulings confirmed confiscation of €70+ million that has now been transferred to the Albanian state. Step by step…
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 8, 2021