Shpërthim i fuqishëm në Rusi, disa humbje jete (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Noginsk të Rusisë.

Mediat lokale bëjnë me dije që dy persona kanë humbur jetën ndërsa dy fëmijë janë plagosur rëndë.

Dyshohet se shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve nga shpërthimi u dëmtuan edhe 50 apartamente të tjera në pallatet përreth godinës./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 15:55