Shitje droge në formë çokollate dhe vjedhje celularësh, arrestohen 2 francezë dhe 1 palestinez në Durrës

Policia ka vënë në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Mes të arretsuarve janë dy francezë që shisnin drogë të paketuar në formë çokollate dhe një palestinez që kishte kryer një seri vjedhjesh të celularëve dhe portofolëve në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 7 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara si në dalje ashtu dhe në hyrje në Portin e Durrësit, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit francez, C.B., 19 vjeçe dhe K. C., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot”, në PKK, Port Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin palestinez, S. B., 20 vjeç.

Ky shtetas, dyshohet se është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në Durrës, konkretisht dyshohet se ka vjedhur 4 aparate celularë të markave të ndryshme të shtetasve A. K., B. A., A. G., A. R., dhe portofolin e shtetases E. K.

Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas është edhe autor i dyshuar i 12 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve korrik-gusht, ku ju ka marë shtetasve të ndryshëm telefona celularë, marsup ose portofola.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celularë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 53 vjeç, banues në Durrës  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi R. S., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi nga pakujdesia i ka djegur një sipërfaqe toke 40 m², me barishte.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. Z., 43 vjeç dhe H. B., 24 vjeç, të 2 banues në Durrës, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 16:02