Rriten sërish rastet e reja në Kosovë, sot 28 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 920 raste të reja me COVID-19 dhe 28 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se në të njëjtën periudhë kohore janë  shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 24.484./albeu.com

 

 


Shtuar 7.09.2021 15:02