Gjenden dy predha të rrezikshme në lumin Buna

Një grup italianësh kanë gjetur në ujërat e lumit Buna, dy predha.

Sipas burimeve të deritanishme italianët të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.

Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.

Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Tashmë pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.


Shtuar 7.09.2021 15:03