Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një biznesmen ka rrëmbyer një 23 vjeçare dhe e ka mbyllur në bodrum.
Sipas informacioneve e reja përdhunohej dy herë në ditë nga agresori.
Sergei Sveshnikov, 39 vjeç, drejtor i një kompanie që riparonte stacionet e energjisë elektrike,u arrestua pasi Elizaveta Babikova, 23 vjeç, u gjet e prangosur në “dhomën e torturave” brenda garazhit të tij. Ajo rezultonte e humbur që pasi pranoi ta shoqëronte në një restorant në qytetin rus Nizhny Novgorod më 24 gusht pasi e njohu atë në internet.
Vetë Sveshnikov ishte raportuar i zhdukur nga gruaja e tij Liliya pasi kishte 10 ditë që nuk vinte në shtëpi, e cila tani është e traumatizuar nga arrestimi i burrit të saj. Babai i dy fëmijëve thuhet se është larguar nga shtëpia si zakonisht me Mercedesin e tij.
Një deklaratë tronditëse nga vajza doli në media, ku zbuloi se si ajo ishte kërcënuar me thikë, dhe pasi e kishte lidhur ai i kishte mbyllur gojën.
“Unë kam një profil në internet dhe aty u njoha me Maxim (ai i ka dhënë një emër të rremë). Ishte takimi ynë i parë dhe ramë dakord që ai të më merrte nga shtëpia ime rreth orës 5 pasdite të 24 gushtit dhe të shkonim në një restaurant të zgjedhur prej tij. Rrugës për atje ai ndaloi makinën në një stacion autobusi dhe më kërkoi të zhvishesha dhe të bëja seks me të. Ai ishte rrëqethës dhe nxori një thikë kur refuzova”, ka rrëfyer ajo.
Vajza ka thënë se ka qënë shumë e frikësuar dhe është bindur pasi ai i ka vendosur pranga në duar. “Ai gjithashtu më lidhi me litar dhe më vendosi një peshqir në gojë që të mos bërtisja. Më mbuloi kokën me një bluzë të zezë dhe më mbylli në bodrum. Bodrumi i garazhit kishte një shtrat, ngrohëse dhe një tualet”, tha 23 vjeçarja.
Ai vinte çdo ditë për ta abuzuar seksualisht në orën 11 të mëngjesit dhe në 5 pasdite. Pak para se policia ta gjente vetëm në bodrum ai i kishte thënë se ishte i shqetësuar sepse kishte një kërkim masiv për të. Sveshnikov është në duart e policisë dhe dënimi i tij ende nuk është dhënë./albeu.com