Paco Alcacer është rikthyer sërish në La Ligën spanjolle.
Edhe pse u përfol për një transferim të mundshëm te Neëcastle, sulmuesi i kombëtares spanjolle ka zgjedhur Villarealin për të vazhduar karrierën.
Nëndetësja e verdhë derdhi plot 23 milionë euro në arkat e Borussias së Dortmundit të njëjtën shifër që verdhezinjtë i kishin paguar Barcelonës për kartonin e 26-vjeçarit.
Paco Alcacer ka firmosur deri në vitin 2025 me Villarealin dhe me praninë e tij në skuadër, Villareali mund të provojë të sigurojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.