Policia italiane ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se inskenonin rrëmbime me porosi për të marrë para.
Bëhet me dije se dy prej të arrestuarëve janë shtetas shqiptarë. Shqiptarët janë identifikuar si Fredi Trokaj dhe Olsi Mitraj, ndërsa italiani i arrestuar është shtetasi Alberto Zanini
Sipas hetimeve të prokurorisë të tre i propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. Një nga këta tani nën hetim për simulimin e një rrëmbimi dhe mashtrimi, është Alessandro Sandrini , sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019.
Një tjetër sipërmarrës nga Brescia, i cili nuk u paraqit në aeroporti në minutën e fundit, është identifikuar po ashtu. Në hetimi citohet gjithashtu çështja e Sergio Zanotti.