Elvana Gjata publikon pamjet e para nga klipi i ri, tërheq vëmendje me veshjen interesante

Elvana Gjata është shumë e pëlqyer nga publiku pavarësisht viteve që ka në skenë. Këngëtarja është aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell foto nga përditshmëria apo karriera.

Në postimet e fundit, Elvana ka publikuar disa imazhe përmes të cilave ka paralajmëruar videoklipin e ri.

Ajo shfaqet shumë joshëse e veshur me një kostum të zi, ndërsa zbulon pjesë nga hiret e saj.

Ndërkohë fansat kanë komentuar se mezi po presin projektin e ri nga Gjata, duke e komentuar pafund me fjalë të ëmbla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)


Shtuar 30.03.2021 12:16