Shtohen rastet me virusin vdekjeprurës, Kina nis ndërtimin e një tjetër spitali (FOTO LAJM)

Po ndërtohet spitali i dytë në qytetin kinez Wuhan, pas shtimit të numrit të të infektuarëve nga koronavirusi.

Deri më tani kanë humbur jetën 132 personave dhe me mijëra të tjerë janë infektuar.

Ditën e djshme, spitali i parë i ndërtuar filloi të trajtojë pacientët në Huanggang pas vetëm dy ditëve të punimeve në ndërtim.

Pekini ka dërguar më shumë se 6.000 punëtorë mjekësorë, përfshirë mjekë ushtarakë, në provincën Hubei në Kinën qendrore për të ndihmuar në luftimin e virusit vdekjeprurës, i cili ka infektuar më shumë se 6,160 në të gjithë botën dhe është përhapur në 18 vende dhe rajone të tjera.

Autoritetet nga dy provinca, Hubei dhe Henan, kanë urdhëruar të paktën katër qendra të urgjencës mjekësore të ndërtohen për jo më shumë se 10 ditë në një përpjekje për të ndaluar epideminë.

Klipi prej 60 sekondash i sheshit të ndërtimit të spitalit Leishenshan të Wuhan u nda sot nga People Daily Online në Weibo, i njohur si Tëitteri kinez.

Objekti do të zërë rreth 60,000 metra katrorë (14 hektarë), përfshirë 51,000 metra katrorë (12 hektarë) njësish izolimi në karantinë dhe 9,000 metra katrorë (2.2 hektarë) të konvikteve për të strehuar rreth 2.000 punëtorë mjekësorë, tha një inxhinier kineze për agjencinë e lajmeve Xinhua.

Spitali fillimisht ishte projektuar të ketë 1.300 shtretër, por qeveria në Wuhan ka vendosur të instalojë 300 shtretër shtesë pas shpërthimit më të madh të coronavirusit.

Spitali Huoshenshan pritet të hapet më 2 shkurt ndërsa spitali Leishenshan pritet të marrë pacientë në 5 shkurt. Të dy spitalet pritet të drejtohen nga mjekët ushtarakë.


Shtuar 29.01.2020 13:12