Blerja më e re Tottenham synon të fitojë Championsin

Blerja më e re e Tottenham, Steven Bergwijn i ka vënë vetes një qëllim që të fitojë Champions League me “spurs”.

Holandezi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij gjashtëvjeçare në Philips Stadion.

Bergëijn i ishte bashkuar skuadrës së PSV0së si lojtar i ri në vitin 2011, para se të kalonte te ekipi i parë në vitin 2014. Ai debutoi për PSV-në në një ndeshje garuese si vetëm 17-vjeçar.

Ai ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e PSV-së dhe kështu e fitoi vëmendjen enjë numri të klubeve të mëdha rreth Evropës. Në fund, garën për transferimin e tij e fitoi Tottenhami.

“Është një transferim i mrekullueshëm, një klub i mrekullueshëm. Çfarëdo që të mundem të sjellë, do ta bëj për klubin dhe për këtë skuadër. Është një ëndërr për çdo futbollist të luajë në Premierligë. Atmosfera është e mrekullueshme dhe stadiumet janë gjithmonë të mbushura”, ka thënë Bergëijn.

“Unë dua të shënoj gola, të bëj asiste dhe ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve. Sezonin e kaluar u gëzova shumë kur Tottenhami e mposhti Ajaxin dhe shkoi në finale”.

22-vjeçari mund të debutojë për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho qysh të dielën, kur Tottenhami do të përballet me kampionin në fuqi të Premierligës, Manchester Cityn. /


Shtuar 29.01.2020 13:08