SPAK ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla pas publikimit të pamjeve ku shihej se si ai konsumonte drogë.
Pamjet janë bërë publike ditën e djeshme nga gazetari investigativ Artan Hoxha për Abc news, ku nga kamerat e sigurisë duket se ai po konsumon kokainë në ambiente publike.
Alla po hetohet me akuzën “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.