Partizani huazon një tjetër futbollist në futbollin nordik, pas Asir Asanit, që iu bashkua AIK të Stokholmit në Suedi. Bëhet fjalë për Alesio Hysenin, mesfushorin 23-vjeçar, që deri në përfundim të sezonit do të luajë në kampionatin e Ishujve Faroe në radhët e skuadrës KI Klaksvik. Më poshtë njoftimi i klubit të kuq:
“Klubi zyrtarizon transferimin në formulën e huazimit të Alesio Hysenit pranë skuadrës KI Klaksvik. Mesfushori 23-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në janarin e 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020.”