Tentoi të vriste me snajper brenda burgut, kush është Ergys Kolaveri që u lirua sot?

Ergys Kolaveri i njohur ndryshe si snajperisti, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për tentativë vrasjeje.

Kolaveri u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ergys Kolaverin.

Po si ndodhi ngjarja për të cilën u dënua Kolaveri në 2016?

Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se pasditen e 30 korrikut të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Prokuroria theksoi se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikuar snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim.

Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës.

Më pas sipas prokurorisë atentatori ndonëse kishte dështuar, u largua me shpejtësi me një makinë. /albeu.com/]


Shtuar 16.01.2020 14:35