Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka propozuar emrin e një gjyqtareje si presidente e ardhshme.
“Demokracia është femërore. Për herë të parë ka ardhur koha për të zgjedhur një grua në pozicionin më të lartë të shtetit”, theksoi Mitsotakis ndërsa njoftoi se 62 vjeçarja Ekaterini Sakellaropoulou, kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative (STE), ishte kandidatja e tij.
Të lidhura
None found
Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik. Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.
