Genta Ismajli sapo zbuloi marrëdhënien me partnerin, është për tu admiruar (VIDEO)

Pasi e bëri publike lidhjen me partnerin e saj turk, Genta Ismajli tashmë dokumenton çdo gjë në Instagram që ka lidhje me të.

Së fundi këngëtarja ndodhet me pushime me partnerin e saj Hysen Usta, dhe ka ndarë me fansat disa momente intime me të.

Pas videos ku shfaqen në një pishinë në orët e vona të natës, Genta vendosi të bëjë një raund boksi dhe pamjet i publikoi për fansat.

Ajo shihet teksa nis të hedhë disa grushte dhe shkelma në drejtim të Hysenit, para se ky i fundit të shpallet fituesi i raundit të dytë!

Këto momente argëtimi, këngëtarja i ka ndarë vetëm pak minuta më parë në Instastory, për të treguar se gjithçka po shkon ok në lidhjen e tyre.


Shtuar 16.01.2020 08:00