Në Teheran, ka filluar protesta nga studentë nga universitetet e Sharif dhe Amir Kabir, për të kërkuar drejtësi për 176 viktimat nga rrëzimi i avionit ukrainas.
Disa protestues kërkuan gjithashtu dorëheqjen e Ayatollah Ali Khamenei: “Komandant i Përgjithshëm, jepni dorëheqjen”, dëgjohen zëra në një video të postuar në Tëitter.
Për këtë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalt Trump ka bërë me dije se qëndron pranë protestuesve.
“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj”, ka shkruar Trump.