I kërkoi falje Firminios pas ndeshjes, Klopp tregon arsyen

Ai shënoi golin e vetëm në ndeshje por sulmuesi brazilian i Reds ishte i frustruar në vetveten pse nuk shënoi më shumë

Jurgen Klopp ka thënë se Roberto Firmino i ka kërkuar atij falje që nuk ka shënuar më shumë gola në ndeshjen e fundit të Liverpoolit kundër Tottenham të shtunën.

Të lidhura

None found

“Kur shkova për ta përqafuar pas ndeshjes, ai me tha se dëshironte që të fliste njëherë”, tha Klopp. “Ai tha: E di se është dashur të shënoj me shumë gola’. Absolutisht nuk dëshiroja që t’ia thosha këtë! Është e vërtetë megjithatë, sepse është dashur të shënojë gol që nga mundësia e parë!”.

“Ai ëshët super lojtar, super. Nuk e them këtë për herë të parë dhe shpresoj që mos ta them për herë të fundit. Ai është impresiv”.


Shtuar 11.01.2020 22:51