Eliminimi i Kastriot Reçit, çfarë e lidhte me “krushkun” e Ramës (FOTO LAJM)

Kastriot Reçi u eliminua paraditen e sotme në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Dy vitet më parë, Reçit mësohet t’i kenë ekzekutuar dhe vëllanë. Ky akt kriminel dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për pazaret e drogës.

Nga postimet në Facebook, mësohet se Kastrioti është i afërm me Eduart Reçin, një nga viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

“Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuar ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, shkruante Reçi.

Në këtë tragjedi humbi jetën gruaja dhe dy fëmijët e Eduardit, ku konkretisht Kristi Reçi u tha se kishte një lidhje dashurie me Greg Ramën, djalin e kryeministrit.


Shtuar 7.01.2020 11:45