Gent Cakaj reagon për sulmin ndaj ambasadës malazeze: I papranueshëm!

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social twitter, ai ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Postimi i plotë i Cakaj:

Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit.

Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike.


Shtuar 3.01.2020 19:17