Uashington post: Ja përse u largua Zoran Zaevi?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot dha dorëheqje duke hapur mundësi që kabineti i përkohshëm i ri të organizojë zgjedhje të parakohshme, publikoi “Uashington post”.

Gazeta citon se deputetët e Maqedonisë e pranuan dorëheqjen pa shumë debat, para se të votojnë për zgjedhje të Qeverisë teknike e cila do t’i organizojë zgjedhjet e caktuara për më 12 prill. “Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme duke shprehur zhgënjim dhe zemërim pas vendimit të BE-së vitin e kaluar të mos fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson gazeta.

Gazeta e Uashingtonit citon se sipas marrëveshjes me partitë kryesore politike në vend, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, është emëruar në pozitën e kryeministrin të Qeverisë teknike. Partia socialdemokrate e Zaevit e fitoi pushtetin në vitin 2017.

Në ndërkohë, Qeveria e tij e zgjodhi kontestin greko-maqedonas për emrin e Maqedonisë. Prejse Athina dhe Shkupi e nënshkruajtën Marrëveshjen e Prespës emri zyrtar i vendit u bë Maqedonia e Veriut, ndërsa vendi nuk mori dritë të gjelbërt për fillim të negociatave me BE-në. Franca, e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka, e bllokuan pranimin e vendeve të reja në Union, duke kërkuar reforma të procedurës për anëtarësim, shkruan “Uashington post”.


Shtuar 3.01.2020 19:10