Kumbulla dëshira e madhe e Tares

Lazio është përfshirë në garë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Futbollisti i Hellas Verona kërkohet me ngulm edhe nga Interi, ndërkohë që edhe Juventusi e Atalanta lakohen mes klubeve që interesohen për shërbimet e shtatlartit.

Igli Tare po mundohet ta transferojë në Romë qendërmbrojtësin dhe për këtë ka edhe një “kartë” fituese në dorë. Hellas Verona pëlqen një prej lojtarëve të Lazios, i cili mund të përfshihet në tratativa.

Bëhet fjalë për mesfushorin Valon Berisha. Dardani me shumë mundësi do të largohet nga Lazio dhe përfshirja në këtë operacion merkatoje bëhet me dije në mediat italiane.

Kështu, Hellas Verona do të përfitonte një lojtar me përvojë dhe shumë cilësi, si dhe disa miliona euro. Momentalisht Kumbulla vlerësohet me 15 milionë euro, minimalisht.


Shtuar 2.01.2020 09:21