“5, 6, 4, 2”, Dritan Leli shkrin turmën me gafat për fundvit (VIDEO)

Kryebashkiaku i bashkisë Vlorë, ka qenë mbrëmjen e 31 dhjetorit në shesh ku ka vendosur të presë minutat e fundit të fundvitit me qytetarët.

Me një mikrofon në dorë ai ka tentuar të nisë numërimin mbrapsht por nuk ia ka dalë edhe aq mirë.

Leli ka ngatërruar disa herë ritmin dhe më pas treshin e ka harruar fare.

“Tani më duket se arritëm, 5, 6, 5, 4, 2, 1”, -ka thënë ai duke shkaktuar të qeshura në turmë.

Për më tepër mund të ndiqni videon që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 08:33