Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit.

Banesa është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Sakaq, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, mirëpo vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë.


Shtuar 2.01.2020 08:35