Policia e Shtetit mësohet se po ushtron kontrolle të ashpra në Tiranë, Elbasan e Laç.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se policia ka zbarkuar në qyteti ne Laçit ku po ushtron kontrolle masive në shtëpi dhe në automjete.
Mbrëmjen e sotme po zhvillohet një aksion në të gjithë Shqipërinë, i cili ka në fokus goditjen e lojërave të fatit dhe të basteve të paligjshme.
Në Tiranë priten mbi 50 arrestime dhe po ushtrohen kontrolle masive në lokale, të cilave u sekuestrohen edhe kamerat.
Mësohet se janë sekuestruar pajisje te paligjshme.
Po kështu gjatë operacionit janë shoqëruar edhe disa persona.
Kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive janë mbyllur nga 1 janari i vitit të kaluar, por aktiviteti vazhdon ende në mënyrë të paligjshme.
Dyshohet se nga ndeshjet e javës në Champions dhe Europa League, policia dhe krimi ekonomik kishin informacioni se luheshin baste të lotarive sportive në disa lokale dhe lagje të Tiranës. /albeu.com/