Çfarë po ndodh me City-n? Liga e Katërt po e “thërret”

Manchester City është në momente mjaft të vështira dhe ende nuk dihet sa keq mund të shkojë situata.

Deri më tani ata janë dënuar më 2 vite pezullim nga Champions dhe 30 milion euro.

Raportohet se Manchester City mund të dërgohet në Ligën e Katërt të futbollit, për thyrje të rregullave edhe në Angli, sepse informacionet që jepen në UEFA sa i përket licencimit dhe përfitimeve nga sponsorët, duhe të jenë të njëjta me atë që pasqyrohen në Angli.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FA për Manchester Cityn, por një dënim i tillë, do të ishte drastik, duke sjellë fundin e kampionëve anglez.


Shtuar 15.02.2020 12:25