“Në pabesi të plotë”, Meta reagon ashpër kundër Ramës dhe flet për grusht shteti

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sulmuar ashpwr qeverinw Rama nw lidhje me “ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së”.

Meta shkruan se

“Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”.

Ai kujton jo pa shigjetim edhe thirrjen e ambasadorit te BE-se, “Ndiq paratë” per liften ndaj krimit, duke thene se as keto thirrje nuk kane me vlere, pasi “paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm”.

Postimi i presidentit Meta

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.


Shtuar 15.02.2020 12:17