U tall me koronavirusin, ky është reagimi i yllit të Tottenham (VIDEO)

Ylli i Tottenham, Delle Alli pak ditë më parë postoi një video në snapchat ku u tallte me koronavirusin i cili ku trembur jo vetëm shtetin aziatik por gjihtë botën.

Në videon e 23-vjeçarit shihet një njeri aziatik dhe vetë futbollisti me një maskë dhe mbishkrimin e Allit ‘’virusi po duket aq i shpejtë sa do të më kapë edhe mua’’.

Videoja nuk la pa marrë vëmendjen e ndjekësve të lojtarit, gjithashtu ajo depërtoi edhe më gjerë.

Pas kritikave të shumta që mori për videon që u bë shumë virale, anglezi e fshiu atë nga rrjeti social, Snapchat, dhe kërkoi falje menjëherë për gjestin e bërë.

“Dua të kërkoj falje për videon që e postova dje në Snapchat. E di që nuk ishte qesharake por këtë e kuptova pastaj. I dërgoj dashuri dhe lutje për të gjithë të prekurit nga virusi në Kinë”, deklaroi mesfushori i Spurs.

Delle Alli njihet për postimet e tij qesharake nëpër rrjetet sociale, duke qenë shumë i përfolur për këto veprime.


Shtuar 10.02.2020 09:56