Do luajë Ibra në derbi? Merret vendimi zyrtar

Hamendësimet se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në derbi morën fund.

Suedezi është zyrtarisht në planet e Stefano Piolit ndërkohë që rikuperimi i Kjaer duket se do të lërë në stol Musacchio.

Prej më shumë se një javë diskutohej mungesa e Ibras për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai ka munguar në disa seanca stërvitore me ekipin kuqezi, por duket se tashmë ai është gati është gati.

Sipas medieve italiane, shtatëlarti suedez do të kryesojë sulmin, ndërkohë që do të ndiqet nga Bonaventura dhe Rebic.

Ndërkohë që në prapavijë, Pioli preferon Kjaer në vend të Musacchio por mbetet të zbulohet përpara fillimit të derbit në mbrëmje.


Shtuar 9.02.2020 17:17