Rritet bilanci i të prekurve më koronavirus në Francë, ka dhe fëmijë

Ndërkohë q1ë numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Kinë ka shënuar 800, vazhdon të rritet dhe numri i të prekurve.

Në Francë bilanci ka shkuar në 11. Ishte ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ajo që u tha gazetarëve në Paris se virusi 2019-nVCoV u konfirmua te pesë pacientë të rinj dhe se gjithsej 11 persona janë të infektuar aktualisht në Francë.

“Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori”, tha ministrja Buzyn.

Përveç Kinës, epiqendrës së shpërthimit të virusit, ai është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.


Shtuar 9.02.2020 08:15