Vllaznia siguron licencimin në Europë, Alban Xhaferi sjell himnin e Champions (VIDEO)

Dita e sotme mund të quhet e madhe për Shkodrën dhe tifozët mund të festojnë. Vllaznia ka arritur zyrtarisht që të gjejë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimit financiar duke siguruar licencimin për të marrë pjesë në Europë.

Më herët kjo shihej si një mision thuajse i pamundur, që nga ana tjetër do të hidhte poshtë gjithë mundin e bërë nga ekipi në këtë sezon. Ndërkohë Alban Xhaferi ka publikuar në “Facebook” edhe himnin e Champions League që i bashkangjitet momenteve të Vllaznisë në futbollin shqiptar.


Shtuar 29.03.2021 18:45