Nuk ka dyshime, mediat gjermane zbulojnë të ardhmen e Douglas Costa (FOTO LAJM)

Douglas Costa do të rikthehet te skuadra e Juventusit në fund të këtij sezoni pasi Bayern Munich ka vendosur mos ta shfrytëzoj opsionin e blerjes, kanë raportuar të hënën mediat gjermane, shkruan Albeu.com.

Costa u huazua te Bayern para fillimit të këtij sezoni nga Juventus por ekipi gjerman ka vendosur ta rikthejë në Torino.

30-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë 3 asistime në 22 ndeshje për Bayern këtë sezon.

Ndërkohë, Costa ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. /albeu.com/

 


Shtuar 29.03.2021 18:15