Kuvendi mblidhet nesër, dhe në plan të parë është shkarkimi i Metës

Nesër në orën 11:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar që heton ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të bëhet online dhe në rend ditë është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 28 shkurtit 2020 si dhe miratimi i vendimit të ndërmjetëm për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

Kujtojmë se ky komision kishte kohë që kishte filluar punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në kuadër të ushtrimit të kompetencave për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si edhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti.


Shtuar 30.03.2020 17:26