E pafalshme! Mjekët e infermierët shqiptarë futën në provim në Itali pasi “harruan” diplomat në Shqipëri

Me zemër të madhe por me mendje të vogël. Kështu mund të konsiderohet veprimi i qeverisë shqiptarë për të dërguar në Itali, 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria.

Kjo pasi, stafi mjekësor shqiptar ka udhëtuar drejt Italisë pa asnjë dokument aftësie, gjë e cila ka bërë që shteti italian t’i fusë në provim, për të parë specializimin e tyre.

Menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Breshias Gianmarco Trivelli, ka deklaruar sot se dëshira e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është e madhe për të dhënë kontributin e tyre, por ka një problem, pasi ata nuk kanë asnjë dokument që tregon specizlimin e tyre, për këtë arsye ata do të duhet t’i nënshtrohen një provimi para se të nisin punën pranë pacientëve të infektuar.

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv.

Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojnë ata,” deklaroi Trivelli. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2020 17:18