Harta e njerëzve të infektuar me Covid-19 po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, teksa kjo nuk mund të kalonte pa prekur edhe futbollin.
Shumë futbollistë të njohur janë prekur nga ky virus dhe së fundmi nga mediat angleze raportohen edhe 3 lojtarë të Portsmuth kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për James Bolton, Andy Cannon dhe Sean Ragget, të cilët tashmë ndodhen të izoluar.