300 forca të RENEAS dhe efektivë policie kanë bërë të mundur arrestimin e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për super grabitjen në Rinas.
Mësohet se vëllezërit janë arrestuar në një shtëpi në Golem, të cilën ata e kishin marrë me qira.
Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar armë zjarri, automjete dhe një sasi parash prej 100 mijë euro, të cilat dyshohet se janë të siguruara nga grabitja e Rinasit.
Kujtojmë se në grabitjen e 9 prillit të vitit të kaluar në Rinas u morën 4.6 milion euro si dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.