Pas Champions dhe Europa League shtyhet edhe Copa Libertadores

Pas ndalesës së Champions League dhe Europa League-s, tani vjen vendimi zyrtar edhe për Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana (ekuivalentë me Champions dhe Europa League). Njoftimi është bërë nëpërmjet një komunikate nga Conmebol (Konfederata e Amerikës së Jugut).

“Conmebol është i angazhuar për të parandaluar COVID-19, tashmë në rrezik zgjerimi, dhe në mbrojtjen e lojtarëve, stafeve teknike, delegatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve, shtypit dhe tifozëve, ndaj mori vendimin për pezullimin e ndeshjeve të planifikuara më parë, fillimisht deri më 5 maj 2020…..

… Ne kërkojmë nga klubet të bëjnë kujdesin e duhur për të shmangur përhapjen e virusit dhe të zbatojnë protokollet e parandalimit të sugjeruar nga autoritetet kompetente. Conmebol do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën me autoritetet kompetente dhe do të mbajë kontakte të përhershme me komunitetin e futbollit të Amerikës së Jugut gjatë kësaj periudhe të vështirë”.


Shtuar 19.03.2020 09:12