Korça mposht koronavirusin, shërohen të gjithë të infektuarit

Ditën e sotme kanë fituar betejën me koronavirusin 15 pacientë, çka sjell që Korça të dalë nga harta COVID.

Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës duke filluar nga sot nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Të 19 të prekurit rezultojnë të gjthë të shëruar duke e bërë Korçën qytetin e radhës që del nga harta COVID bashkë me Lezhën, Rrogozhinën, Tropojën dhe Mallakastrën, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.


Shtuar 30.04.2020 09:29