OBSH-ja ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër? UEFA e mohon

Zërat se OBSH ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër janë hedhur poshtë nga UEFA.

“UEFA pranoi një kërkesë për të pezulluar sportin deri në vitin 2021 nga OBSH” shkruajti e përditshmja italiane La Repubblica të martën.

Raporti, i cili citon revistën braziliane Veja, pretendon se iu tha UEFA-së të merrte masa për të parandaluar një valë të dytë të Covid-19 në një takim të komitetit ekzekutiv që zgjati më shumë se dy orë të enjten e kaluar.

Pezullimi i futbollit për atë periudhë kohore do të shkaktonte kërdi për këtë sezon, si dhe sezonin 2020/21.

Sidoqoftë, UEFA ka mohuar pretendimet se ishte kërkuar të ndalonte sportin deri në vitin e ardhshëm nga OBSH, sipas The Independent.

Në fakt, UEFA raportohet se po vazhdon të bëjë plane se si sezoni 2019/20 mund të përfundojë pa rrezikuar shëndetin e askujt.


Shtuar 22.04.2020 09:58