Van Persei zbulon si përfundoi ekpserinca te United: Ishte Van Gaal që më largoi pa mëshirë

Robin van Persie ka folur për largimin e tij nga Manchester United.

Holandezi ka këmbëngulur se ishte trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ai i cili kërkoi largimin e tij nga “Old Trafford”.

“Unë e bëra këtë bisedë me Louis van Gaal dhe ai më tha: ‘Ok Robin, rrugët tona do të ndahen. Unë jam trajneri, ju jeni lojtar – ju duhet të shkoni, koha juaj ka kaluar”, zbuloi Van Persie.

“Po por unë kam akoma një kontratë me Man United’ Ai me tha: ‘Nuk më intereson’.

“I pamëshirshëm. Unë ndjeve se dicka po vinte por kjo ishte e pamëshirshme. Dhe mënyra se si ai ma tha vendimin për tu larguar. Dhe pastaj shumë gjëra kalojnë në mendjen tuaj kur ju merrni një mesazh si ky”.

“Isha i lumtur në Angli dhe unë i thashë edhe trajnerit që dua të qëndroj por gjithçka ishte vendosur”, përfundoi ai.

Djajtë e Kuq transferuan Van Persie për 22.5 milionë funte nga rivalët e Arsenalit në verën e 2012, duke nënshkruar marrëveshje 4-vjeçare në ‘Old Trafford’.


Shtuar 22.04.2020 10:14