Nuk i mungon vetëm Blero, Afrona mall për vajzën e bashkëshortit (FOTO LAJM)

Karantina e ka gjetur Afronën dhe Bleron në dy vende të ndryshme. Këngëtari i njohur ndodhet në Kosovë, ndërsa partnerja e tij në Zvicër, aty ku dhe punon.

Gjatë kësaj periudhe, Blero i ka treguar publikisht Afronës sa i mungon, ndërsa së fundmi ka qenë ajo që i ka dedikuar disa fjalë.

“Më mungojnë 3 zemrat e mia”, ka shkruar Dika krah fotos ku shfaqet me Bleron, Tarën dhe qenushin e tyre në natyrë.

Me siguri sapo Afrona të rikthehet pranë partnerit dhe vajzës së tij, gjëja e parë që do të bëjnë, është një piknik në natyrë.


Shtuar 22.04.2020 06:46