Nuk ka përfunduar tragjedia Bryant, familjarët e tjerë padisin kompaninë e helikopterëve

Pas Vanessa Bryant që hodhi në gjyq që në shkurt kompaninë e helikopterëve ku humbi jetën ylli i NBA-së, sot edhe familjarët e viktimave të tjera të tragjedisë kanë bërë të njëjtën gjë.

Në këtë aksident humbën jetën 9 persona, përfshi edhe 13-vjeçaren Gianna Bryant, vazjën e Kobe dhe Vanessa. Helikopteri i përkiste kompanisë (Island Express Holding Corp).

Sipas mediave amerikane, padia është bërë nga dy djemtë e trajnerit John Altobelli, që gjithashtu humbi jetën në këtë aksident bashkë me bashkëshorten (Keri) dhe vajzën e tyre (Alyssia, që luante basketboll me Gianna).

Ndërsa padia e fundit është bërë nga tre djemtë dhe bashkëshorti i Christina Mauser, asistentja e Kobe Bryant, që ishte një nga viktimat e tragjedisë.

Të gjitha këto padi janë depozituar pranë Gjykatës Supreme në Los Anxhelos.


Shtuar 22.04.2020 06:49