Legjenda e Manchester United, Poul Scholes, pretendon se ylli aktual i mesfushës së United, Pogba është në të njëjtin nivel me legjenden e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Francezi është lënë në hijen e kritikave, pas kthimit në Angli për 100 milionë euro në vitin 2016.
Në vend që të bëhej një lojtar kyç i skuadrës, Pogba është njohur më shumë si figurë përçarëse brenda dhomes së zhveshjes së Djajve të Kuq.
Scholes i tha faqes zyrtare të United: “Kam luajtur pak me Paul dhe të gjithë e dinë talentin që ai ka”.
“Ai ka shkëlqyer për Juventusin, shkëlqeu për Francën në Kupën e Botës dhe me të vërtetë i mirë edhe në kohët këtu [në United] gjithashtu”.
“Ai mund të bëjë gjithçka si një lojtar në mesfushë dhe ju ndoshta do ta krahasonit atë me Steven Gerrard me ritmin, fuqinë, aftësinë. Ai mund të bëjë absolutisht gjithçka”, përfundoi anglezi.