“Rama ka thënë burg 674 herë”, Hajdari: Qytetarëve t’u jepej çek, jo pako ushqimore

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari tha se qeveria ka braktisur qytetarët, ndërsa shumë prej tyre ndodhen në vështirësi ekonomike.

Hajdari tha se çdo qytetarë mbi 18-vjeç duhej të kishte marrë çek dhe jo pako ushqimore.

Po ashtu deputetja kërkoi edhe zerimin e faturave të energjisë, për të cilat tha se kanë ardhur “më të kripura se kurrë”.

Hajdari e konsideroi turp “që kryeministri kërcënon me burg, duke shtuar se “në qeli duhen dërguar pushtetarët”

“Është pabarazia e thellë ekonomike e sociale që është zhytur vendi. Kryeministri thotë “ti nuk do të jesh kurrë vetëm,” por sot ne ndihemi më vetëm se kurrë. Një familje që i ka bijtë apo bashkëshortët e tyre në emigracion, sot ata nuk munden për të mbajtur familjet e tyre dhe ndjehen të braktisur dhe vetëm më shumë e sa kurrë. Po ashtu edh enjë familje që ushqehej nga një dyqan lagjeje, iu dha një lëmoshë prej 26 mijë lekësh, ndërkohë që duhet ët përballojë shumë fatura.

Nuk i mbete asgjë kësaj familje vetëm se të rri e braktisur nga qeveria. Kreditë nuk po shtyhen se bankat nuk duan t’ja dinë se çafrë thotë kryeministri. Faturat e energjisë elektrike kanë ardhur më ët kripura se kurrë. Ato familje të reja që kanë hedhur të gjitha kursimet në një biznes të vogël dhe kanë mbyllur sot qepenat, nuk kanë asnjë mbështetje. Ata sot ndjehen të braktisur se askush nuk ja qanë hallin.

Ka dhjetëra familje që ndjehen në nevojë, nuk kanë mundësi të ushqehen dhe i është ndërprerë edhe energjia. Asgjë nuk i kushton energjisë të zeronte faturat e energjisë së familjeve në nevojë, por askush nuk do tja dijë. izolimi i pushtetarëve sot është si të shkojnë në një shplodhje, qytetarët më të vetmuar se kurrë dhe ju shijoni lukset. Atyre duhej tu ishin falur faturat e ujit dhe energjisë. Sot qytetarëve duhet t’i ishte shpërndarë një çek e jo pako ushqimore.

Nuk po kërkojnë asgjë më shumë se çi takon, asgjë më shumë se sa po jepet në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut. Një ndihëm e madhe i duhet t’i jepet biznesit të vogël dhe të mesëm, pro ndihmat që jep qeveria, nuk kalojnë as pragun e varfërisë. Sot kryeministri del në çdo ekran që të përdori një kërcënim edhe më të madh.

Ju thotë se do t’ju burgosë, ju kërcënon me burgosje dhe ky është turpi më i madh, Ndërkohë që e gjithë bota këshillon që qytetarëve sot duhet t’u jepet shpresë, ky kryeministër ka përdorur fjalën burg 674 herë, kjo është zgjidhja e vetme për çdo krizë për të. Ka ardhur koha që burgu të hapet, por jo për qytetarët, të luftojmë së bashku për të futur në burg pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin“, tha Hajdari.


Shtuar 16.04.2020 09:27