Drejtuesit e CSKA në Sofje ka mohuar lajmet e publikuara nga mediat bullgare në të cilat pretendohet se lojtarët e ekipit të futbollit janë rikthyer në stërvitje, duke kundërshtuar rregullat e qeverisë për tubime gjatë pandemisë koronavirus.
“Ne nuk kemi ndërmend të komentojmë fotot e paparacëve, pasi janë të vjetra”, thuhet në një deklaratë të CSKA.
“Ne e mbështesin plotësisht kryeministrin Boyko Borissov, i cili tha se ekipet që stërviten në raste gjendje të jashtëzakonshme duhet të gjobiten, por pas verifikimit dhe konfirmimit zyrtar dhe të ligjshëm. E gjithë pjesa tjetër është spekulim në momentet kur ka vend për intrigime mediatike,” thuhet në deklaratën e CSKA.