E njohur gjërësisht si “gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini është komentuar jo pak për lidhjen e saj me Leonard Dukën.
Ky i fundit është një prej personave të akuzuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos.
Lidhja e tyre është e faktuar nga vetë postimet e ish-missit në rrjetet sociale. Leonard Duka, një nga krerët e një bande të rrezikshme në Tiranë dhe familja e tij zotëron një sërë biznesesh në kryeqytet.
Modelja e njohur Trejsi Sejdini prej disa muajsh ka shkuar në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e saj, por mesa duket zemrën e ka akoma në Shqipëri.
Në një video “Tik Tok”, Trejsi ka treguar se si reagon në momentin kur dikush e gjuan. Sigurisht që i pari që Trejsit i vjen në mendje është i dashuri Leonard Duka.
“Kam të dashur, po i dashuri im është i çmendur, vret njerëz,”-thotë modelja në video. Ndërsa mbi të shkruan: Kur dikush më bezdis aq shumë saaa.