Është shtatzënë, flet e dashura e Michaela Persicio: Nuk mund ta shoh përsëri Ruganin

Michela Persico do të qëndrojë në shtëpi teksa kjo situatë do të vazhdojë edhe për ditë të tjera sepse patnerjai mbrojtësit të Juventus ka zbuluar se ajo është akoma pozitive për koronavirusin.

“Kanë kaluar 20 ditët brenda të cilave vlerësohet shërimi për ata që marrin Covid-19 në një formë të lehtë, por kam dalë përsëri pozitiv”, tha Persico.

Modelja, e cila është shtatzënë, tregoi se si po e përjeton këtë moment të vështirë:

“Klinika ku kam shkuar nuk kryen teste shtatzënie në shtëpi, por duke qenë se jam nënë e re ata më thanë që jam më pak në rrezik, kështu që jam e qetë”.

Sigurisht, para se të shoh përsëri Ruganin, do të kalojë më shumë kohë: “Presim disa ditë, atëherë do të takohemi përsëri”, përfundoi Persico.


Shtuar 6.04.2020 10:43