Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit ka folur për situatën kaotike që po përjeton futbolli si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Në një intervistë për gazetën “Libero”, njeriu më i komentuar i “Calciopolit” ka thënë se futbolli aktualisht është në duar të atyre që nuk dinë të marrin përgjegjësi.
Të lidhura
None found
“Nuk ju duket, që ka shumë konfuzion dhe shumë pak kokë që komandojnë? Ose e thënë më mirë, nuk ka asnjë që të marrë frenat në dorë. Problemi i këtij futbolli është që mungon një njeri që të marrë vendime të vërteta”.
“Nuk është e lehtë, sigurisht dhe e di mjaft mirë. Por, si drejtues, i kam marrë gjithmonë përgjegjësitë e mia në zgjedhjet që bëja. Sot askush nuk i merr”, tha ai.
Moggi ishte drejtor i Juventusit, kur “Zonja e Vjetër” u dënua për shkak të blerje të ndeshjeve dhe ra në Serie B.
