Masakër në Rusi: Burri ekzekuton 5 komshinjtë në javën e dytë të izolimit

Një burrë në Rusi hapi zjarr në ballkonin e tij pasi fqinjët bënë ‘shumë zhurmë’ nën izolimin prej koronavirusit, thotë policia.

Anton Franchikov, 31 vjeç, vrau pesë vetë pasi u konfliktua me disa banorë të të njëjtit bllok pallatesh gjatë javës së dytë të izolimit.

Ai qëlloi tre persona në rrugë jashtë shtëpisë së tij në Yelatma, një vendbanim në rajonin e Ryazan me popullsi prej 3100 personash, para se të zbriste në katin e poshtëm për të qëlluar dy të tjerët ndërsa kërkonin të fshiheshin në banesën e tyre.

Franchikov u arrestua nga policia ndërsa bashkëshortja e tij, mjeke e një spitali lokal, po merret në pyetje edhe nga Komiteti Rus i Hetimit.

Kreu i administratës lokale, Grigory Danilov tha për median lokale:

Ky ishte një konflikt midis fqinjëve që u shndërrua në një sulm. Ata shkëmbyen fjalë dhe më pas ky individ mori pushkën dhe qëlloi drejt tyre.
Si duket java e dytë e karantinës ka pasur një impakt të keq në psiqikën e njerëzve në Rusi.


Shtuar 6.04.2020 10:33