Nuk ka asnjë provë se Ibuprofen mund të jetë i dëmshëm për njerëzit me koronavirus.
Shkencëtarëve në King’s College London, kanë thënë fjalën e fundit duke siguruar njerëzit të ndihen të lirë të përdorin Ibuprofenin për simptomat e COVID-19.
Dyshimet u përhapën pas deklaratës së një zyrtari francez në rrjetet sociale ku shkruante se pacientët e kuruar me Ibuprofen janë në gjendje më të rënduar se ata të kuruar me antibiotikë të tjera, raporton albeu.com.
Pas këtij reagimi, NHS tërhoqi këshillat e saj për njerëzit që të përdorin ibuprofen për t’u vetë-mjekuar në banesë dhe rekomandoi paracetamolin.
Pavarësisht se OBSH vazhdimisht ka deklaruar se ska asnjë provë konkrete se Ibuprofeni përkeqëson simptomat e COVID-19, shkencëtarët zhvilluan një studim të tërë për këto dyshime.
Pra, Ibuprofeni është i sigurt për t’u përdorur nëse keni simptoma të COVID-19, ashtu si edhe paracetamoli.
Burimi: Daily Mail